Ana Lleshi dhe Arjon Luli janë përfshirë në një skandal serioz në sezonin e dytë të emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Ka qenë Arjoni që publikoi imazhe të tij dhe Anës në shtrat duke e akuzuar atë për mashtrim. Ndërsa Ana nga ana tjetër tha se kishte shkuar te Arjoni, sepse ai nuk ndihej mirë dhe se për këtë që të dy do të përballeshin në gjykatë.
Sipas Arjonit përballja u mbyll në favor të tij, pasi nuk ishin prova të mjaftueshme nga ana e Anës për të nisur një padi, ndërsa tani Ana mesa duket ka nisur një padi tjetër. Në faqen e “Për’puthen” Arjoni ka komentuar se pas 1 muaji do të përballet me Anën në gjykatë, e cila e akuzon për përndjekje.
Arjoni ka ironizuar në rrjetet sociale Eduardin, konkurrentin e rikthyer sërish nga ky sezon duke e quajtur atë “lipgloss” dhe me epitete të tjera. Nga ana e Eduardit nuk ka ende një përgjigje publike për Arjonin.
I ftuar së fundmi në një emison në Kosovë Arjoni tregoi se i erdhi mirë që fotoja u publikua, për të treguar fytyrën e vërtetë të njerëzve. Kujtojmë se Ana u rikthye në “Për’puthen” me auto-ironi. Ajo hyri si infermiere duke sjellë dhe paracetamol dhe duke vizituar djemtë.