Portieri nuk reagoi fare, futbollisti shqiptar mahnit me golin në Kupën e Gjermanisë (video)

Florent Muslija po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Paderborn, ku super golat janë kthyer në specialitet të tij.

Sot në Kupën e Gjermanisë, kundër skuadrës së Bundesliga 1, Freiburg, ai e ka mbyllur pjesën e parë me gol dhe asistim.

Fillimisht ai asistoi në minutën e katërt, kur Paderborn kaloi në epërsi 1-0 me golin e Filip Bilbija. Super goli i tij erdhi në minutën e 33-të, kur ai gjeti rrjetën me një goditje të saktë nga një goditje nga distanca.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)