Kurthi i Varshavës! Polonia bën lëvizjen surprizë për të tronditur Shqipërinë

by KLIKOJE.AL

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Polonisë dhe Shqipërisë është tensionuar edhe më shumë pas një vendimi strategjik nga Federata Polake e Futbollit, që po shihet si një avantazh i qëllimshëm ndaj kuqezinjve.

Sekretari i Përgjithshëm, Lukasz Vashowski, ka bërë të ditur se çatia e stadiumit “PGE Arena” do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ndeshjes së play-off-it për Kupën e Botës.

Ky vendim, i marrë vetëm pak orë para nisjes në 20:45, pritet të ndikojë ndjeshëm në kushtet e lojës, duke krijuar një ambient të izoluar dhe shumë të zhurmshëm në stadiumin e Varshavës.

Në tribuna priten rreth 56 mijë tifozë, ku mbi 53 mijë do të jenë vendas, ndërsa tifozët shqiptarë do të jenë vetëm rreth 3 mijë.

Mbyllja e çatisë pritet të amplifikojë zhurmën e tifozërisë së Polonisë, duke e kthyer stadiumin në një “kazan presioni” dhe duke vështirësuar komunikimin mes lojtarëve të drejtuar nga Sylvinho.

Kjo lëvizje nuk lidhet vetëm me kushtet atmosferike, por shihet si një taktikë për të rritur presionin psikologjik mbi Shqipërinë dhe për të favorizuar maksimalisht ekipin vendas.

LEXO ME SHUME:Nga muzika te futbolli: Rita Ora mbështet kuqezinjtë dhe dardanët: Paçi fat! (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.