Krimet e policisë ndaj qytetarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtohen gjithmonë e më shumë. Siç deklaruan edhe shumë qytetarë amerikanë pas vrasjes së George Floyd në Amerikë, raste të tilla kanë ekzistuar gjithmonë, por tashmë po hidhet dritë mbi to, e po bëhen publike.
Siç tregojnë edhe mediat e huaja, policët nuk po kursehen në sulmet dhe vrasjet ndaj qytetarëve që nga data 25 maj, kur vdiq edhe George Floyd.
Por sëfundmi një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në New Mexico, SHBA, kur një protestues është qëlluar 4 herë me armë zjarri nga një polic gjatë përplasjeve të dhunshme mes policëve dhe protestuesëve.
Nga pamjet e publikuara në mediat e huaja shihet momenti kur Steven Baca, qëllon 4 herë ndaj qytetarit, Scott Williams i cili po protestonte. Ndërkohë policët në Albuquerque arrestuan, policin 31-vjeçar, menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa Scott është në gjendje kritike për jetën në spital.
Mes protestave masive, Scott ishte një prej personave që kërkonte heqjen e sklupturës ‘La Jornada’ të një guvernatri kolonial spanjoll të shekulit të 16-të, i cili njihet për masakrimin e vendasve. Ndërkohë në video shihet që protestuesi Ëilliams, ishte qëlluar në shpinë e imbuluar nga gjaku.