115
Partizani nuk do të ketë në dispozicion në ndeshjen ndaj Vllaznisë futbollistin Valentino Murataj. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në derbin e ditës së mërkurë në minutën e 63-të, pas një faulli pranë zonës.
Mesfushori ishte në kuotën e tre kartonëve të verdhë dhe ky në derbi ishte i katërti, çka përkthehet me mungesë ndaj Vllaznisë, të dielën në stadiumin “Arena e Demave” në orën 17:00.
Ashtu si derbi, edhe kjo ndaj Vllaznisë është sfidë vendimtare dhe një nga shanset e fundit për të fituar titullin. Mungesa e Muratajt shkakton një hendek në mesfushë.