Pas 8 orësh, ish-ministri Ilir Beqaj del nga SPAK! Ja çfarë deklaroi para mediave për koncesionin e sterilizimit

by KLIKOJE.AL

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë mbrëmjen e sotme pas 8 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

“Gjithashtu besoj se hetimet, janë ende shumë të ngushta. Duhet të shtrihen në dy pjesë dhe tashmë janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës për të provuar përfitimet. Sot avokatët më kanë premtuar se do të më kthejnë pajisjet elektronike”, tha Beqaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.