Partizani mbyll miqësoren e parë në Turqi, Orges Shehi debuton me barazim

by S.M

Mbyllet në barazim miqësorja e parë e Partizanit në mini-fazën përgatitore në Turqi. Të kuqtë u ndalën në barazim 1-1 ndaj hollandezëve në një ndeshje të dominuar nga “Demat”.

Golashënues për të kuqtë ishte sulmuesi Luis Birçaj i cili kaloi në avantazh ekipin e tij sapo hyri nga stoli, dërgoi topin në rrjetë në minutan e 68’. Festa do të zgjaste pak teksa 4 minuta më vonë hollandezët do të rikthenin baraspeshën falë një gabimi në mbrojtje. Orges Shehi debuton kështu me barazim në stolin e Partizanit dhe skuadra do të vijojë stërvitjen në Antalia e më 8 janar do të zhvillojë miqësoren tjetër ndaj Neftchi Baku.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.