Partizani ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Oltijon Kërnaja. Vendimi i është komunikuar teknikut tropojan menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Vllaznisë humbur nga kryeqytetasit me rezultatin 1-0, ndërsa pritet që shkarkimi të zyrtarizohet në orët në vijim nga klubi i kuq.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit e Partizanit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e pasuesit, duke mos humbur kohë në këtë moment delikat të sezonit.Mësohet se trajneri i ri është tashmë “pikëtuar” nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. Edhe pse marrëveshja duket e afërt, emri i trajnerit që pritet të marrë drejtimin e skuadrës mbetet ende sekret dhe nuk është bërë publik për momentin.
Ditët në vijim pritet të sjellin zhvillime të reja në kampin e Partizani-t.