Partizani luan me Bylisin por me mendjen teTirana, vendimi i pazakontë i drejtuesve

Partizani

Partizani do të përballet me Bylisin të shtunën, sfidë që është e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Dhe pse jemi 8 ditë larg derbit me Tiranën, Partizani si rrallë herë më parë ka nxjerrë në shitje biletat para se të luhet takimi i radhës.

Derbi me Tiranën do të rikthehej tek “Air Albania” me Partizanin si pritës. Dhe klubi i kuq e ka konfirmuar, ndërsa sfida zhvillohet më 3 tetor prej orës 19:00.

Çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 5000 lekë të reja. Aktualisht mund të sigurohen online dhe Partizani ka treguar rëndësisë që do i kushtojë kësaj sfide. Këtë sezon, dy ekipet e kryeqytetit nuk i kanë bërë një nisje pozitive kampionatit duke shfaqur shumë luhatje.

LEXO ME SHUME:FIFA i ka bllokuar merkaton, klubi që militonte në Kategorinë e Parë rrezikon shkrirjen

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)