227
Partizani dhe Egnatia luftojnë sonte për titullin e madh të Superiores. Një duel i cili pritet të ndezë “Air Albania’.
Të kuqtë duan të fitojnë trofeun e dytë radhazi ndërsa rrogozhinasit vijnë me moralin lart pas triumfuan në Kupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit kërkojnë të shkruajnë historinë duke fituar për herë të parë kampionatin shqiptar.
Fituesi i kësaj sfide, përveç trofeut, siguron minimalisht rreth 1 milionë euro nga pjesëmarrja në Champions League, teksa humbësi shkon më Conference League.
68’ Mundësia më e mirë e Partizanit për të shënuar në këtë ndeshje! Taipi del para Sherrit dhe gjuan por portieri e devijon sferën mbi traversë.