Lëvizje te Partizani, Kërnaja zyrtarizon largimin, stolin e merr ish-trajneri i Tiranës

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka hequr çdo dyshim që qarkullonte. Kërnaja u shpreh se do të jetë deri në fundin e sezonit, pas barazimit 1 me 1 ndaj Vllaznisë. Për më tepër zbuloi edhe trajnerin e parë të ekipit B në ndeshjet që vijnë.

Realf Zhivanaj, që qëndron si ndihmës i Kërnajës, do vijojë në krye të Partizanit. Debutimi për të ishte në transfertën e Shkumbinit ku të kuqtë barazuan 2 me 2. Këtë javë ekipi B i Partizanit ishte pushim në Kategorinë e Dytë. Ekipi do të kthehet në fushë këtë fundjavë. Më 30 nëntor(e diel), Partizani B pret Orikun në stadiumin “Arena e Demave”.

Ky takim është programuar për në orën 13:00 dhe cilësohet supersfida e javës për Kategorinë e Dytë. Të dyja ekipet masin forcat për kreun e renditjes. Aktualisht Oriku dhe Bylisi B kryesojnë me 3 pikë më tepër se të kuqtë, që ndërkohë kanë një ndeshje të prapambetur për të luajtur.

Zhivanaj është 27 vjeç. Si produkt i Tiranës ka luajtur edhe 20 ndeshje me ekipin e parë. Gjatë asaj kohe shënonte edhe dy gola. Nëse nuk ka luajtur te Partizani, mund të kujohet eksperienca tjetër me Dinamon në kryeqytet. Po ashtu numëron paraqitje me Korabin dhe Kastriotin. Zhivanaj u afrua për herë të parë në ambientin e kuq këtë verë ku bashkë me Kërnajën morën ekipin B. Një projekt që tashmë mbetet në dorën e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.