Ditën e shtunë, në orën 14:00, Lushnja do të presë Erzenin për javën e shtatë të Kategorisë së Parë. Pas humbjes ndaj Burrelit javën e kaluar, ekipi drejtuar nga Gugash Magani kërkon rimëkëmbjen duke parë ekipin shijakas si kundërshtarin që mund të marrë pikët e plota për të mos humbur terren me tabelën e sipërme të klasifikimit.
Ndërkohë, Erzeni renditet në vendin e fundit me 0 pikë, ndeshja ndaj Kastriotit javën e kaluar dha sinjale se skuadra është gjallë, duke shënuar dy golat e para të kampionatit e duke zhvilluar një lojë makinoze e me ide. Fillimisht u përfol për një dorëheqje të trajnerit Justin Bespalla, por tekniku ka bërë një prapakthehu, duke marrë garanci nga drejtuesit dhe lojtarët se gjendja do të ndryshojë, e pikërisht nga përballja e Roza Haxhiut pritet të shohim një Erzen ndryshe.