145
Mos marrja e pagave prej gati 3 muajsh ngriti sërish në protestë punonjësit e Portit të Shëngjinit. Ata u mblodhën mëngjesin e së premtes (24 mars) brenda ambienteve të kësaj ndërmarrje, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje.
Në mbështetje të tyre ishte dhe kreu i Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj i cili iu kërkoj institucioneve që të marrin masa për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.
Janë 117 punonjës në portin e Shëngjinit, të cilët kanë probleme me pagat, për shkak të vështirësive financiare që po përballet prej muaj drejtoria e portit.