Nuk kanë fund largimet nga Tirana, sulmuesi transferohet te rivalët e kryeqytetit (FOTO)

by S.M

Dinamo ka prezantuar një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Leo Ballhysa i cili ka spikatur me të rinjtë e Tiranës.
Postimi i plotë

FC Dinamo City njofton zyrtarizimin e sulmuesit Leo Ballhysa.

Talenti 19-vjeçar është lojtari më i ri i skuadrës tonë dhe shihet si një investim i klubit për të ardhmen. Ballhysa e ka nisur me futbollin e luajtur me të rinjtë e Shkumbinit, për të kaluar më pas edhe me akademitë e FC Pepa dhe KF Elbasanit. Në skuadrën tonë ai vjen pas eksperiencës me KF Tiranën, ku spikati me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve.

Mirësevjen Leo

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.