Kur demokratja e përjetshme Mayra Gomez i tha djalit të saj 21 vjeçar pesë muaj më parë se ajo do të votonte për Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të së martës, ai ndërpreu kontaktet me të ëmën.
“Ai më tha në mënyrë specifike: ‘Ti nuk je më nëna ime, sepse po voton për Trump’”, tha Gomez, 41 vjeçe, një punëtore e kujdesit personal, në Miluaukee. Biseda e tyre e fundit ishte aq e hidhur, sa ajo nuk është e sigurt se ata mund të pajtohen edhe nëse Trump humbet betejën për rizgjedhje.
“Dëmi është bërë. Në mendjet e njerëzve, Trump është një përbindësh. Kjo është e trishtueshme. Ka njerëz që nuk flasin më me mua dhe nuk jam e sigurt që kjo do të ndryshojë”, tha Gomez, e cila është një e Donald Trump, për politikat e tij ndaj imigrantëve të paligjshëm dhe trajtimit të ekonomisë.
Gomez nuk është e vetmja që ka probleme brenda familjes dhe miqve si pasojë e Trump dhe rizgjedhjen e tij të mundshme. Shumë besojnë se kanë shkatërruar tashmë raportin që kanë, për shkak të dallimit në votë se për kë do të votojnë në zgjedhje.
Demokratët dhe kritikë të tjerë e shohin ish-zhvilluesin e pasurive të patundshme dhe personalitetin e shfaqjes së realitetit si një kërcënim për demokracinë amerikane, një gënjeshtar serial dhe një racist, i cili keq-menaxhoi pandeminë e koronavirusit, që ka vrarë më shumë se 230, 000 njerëz në Shtetet e Bashkuara deri më tani. Trump hedh poshtë këto deklarata si “lajme të rreme”.
Psikologia Saal tha se tensionet në marrëdhëniet personale të njerëzve kanë arritur kulmin, duke pasur parasysh dinamikën politike, shëndetësore dhe sociale me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara. Më shpesh ajo thotë se sheh klientë, që kanë përçarje politike me vëllezërit e motrat, prindërit ose vjehrrat.
Edhe zgjedhjet kur fitoi Trump në 2016 “ndanë” familjet, prishën miqësitë dhe kthyen “kundër” fqinjin me fqinjin. Postimet në rrjetet sociale të Donald Trump kanë nxitur po ashtu tensione herë pas here. Një raport i shtatorit nga Qendra jo-partiake e Kërkimit Pev zbuloi se gati 80% e mbështetësve të Trump dhe Biden thanë se kishin pak ose aspak miq që mbështesnin kandidatin tjetër.
Një studim nga organizata e sondazheve Gallup në janar zbuloi se viti i tretë në detyrë i Trump vendosi një rekord të ri për polarizimin e partive. Ndërsa 89% e republikanëve miratuan performancën e Trump në detyrë në 2019, vetëm 7% e demokratëve menduan se ai po bënte një punë të mirë.
Gayle McCormick, 77 vjeçe, e cila u nda nga burri i saj Uilliam, 81 vjeç, pasi ai votoi për Trump në 2016.
Votuesja demokrate Rosanna Guadagno, 49 vjeçe, tha se vëllai i saj “e mohoi” atë, pasi ajo refuzoi të mbështeste Trump katër vjet më parë.
Por pavarësisht se kushdo që fiton zgjedhjet, Guadagno është pesimiste se mund të pajtohet me vëllain e saj, por thekson se e do ende atë.
Burimi: REUTERS
4 comments
nice blog mate.. amazing content.. this one i search for. thank you
Wow Thanks for this site i find it hard to come across really good specifics out there when it comes to this topic appreciate for the guide website
Wow Thanks for this article i find it hard to unearth extremely good guidance out there when it comes to this topic appreciate for the post site
Wow Thanks for this post i find it hard to unearth very good facts out there when it comes to this content thank for the publish site