178
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi pasditen e kësaj të diele.
Mësohet se sipas Instituti Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 70 km në jugperëndim të Pátra, Greqi.
Ndërkohë Thellësia e lëkundjes vlerësohet në 10 kilometra.
Greqia është goditur javën e fundit nga shumë tërmete, kryesisht në Kretë, por nuk është raportuar për dëme materiale.