Pothuajse e gjithë bota është “e hapur” dhe nuk i aplikon më masat anti-Covid për personat që udhëtojnë drejt tyre, ndërsa nëse flasim për Europën, ka shumë pak, madje aspak shtete që kërkojnë ende testet apo provat që je shëruar nga virusi dhe në fakt drejt kontinetit të vjetër mund persona nga i gjithë globi mund të lëvizin lirisht. Në fakt, mund të lëvizin lirisht përvecse në Spanjë, me shtetin iberik që i ka hequr të gjitha rregullat e hyrjes për këdo që vjen nga një vend i BE-së ose nga një vend që i përket zonës Shengen, por masat vlejnë për njerëzit që udhëtojnë atje jashtë unionit.

Këta turistë, njësoj si në ditët kur pandemia ishte në kulmin e saj, duhet të tregojnë prova të vaksinimit të plotë, po ashtu dokumentin që tregon shërim nga Covid-19, apo rezultat negativ të testit të antigjenit ( 24 orët para nisjes) ose një test negativ PCR 72 orë para nisjes). Na duket sikur i kemi mësuar përmendësh këto rregullat…
Megjithatë, lajmi i mirë është që Spanja tani po pranon të gjitha certifikatat e vaksinimit, për sa kohë që plotësojnë të njëjtat kushte si Certifikata Dixhitale e BE-së për Covid.
Para pandemisë, falë edhe bukurisë së natyrës, plazheve, historisë e trashëgimisë kulturore, vendi iberik ishte i dyti më i vizituar në botë. Tani me këto rregulla ende në fuqi, të aplikueshme sidomos për shtetet jashtë Europës, zor se gjendet shumë lart në listë, por sërish mbetet një vend i mrekullueshëm.