Një vizitor special në derbin e kryeqytetit, ish-portieri i njohur turk ndoqi nga afër Tirana-Partizani (video)

Mbyllet pa fitues derbi i katërt sezonal i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi i katërt sezonal i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit u mbyll në barazim me shifrat 1-1.Kreu i klasifikimit mbetet bardheblu, me skuadrën e Orges Shehit që mbetet në vendin e parë dhe ruan diferencën prej 2 pikësh.

Të besuarit e Giovanni Colella kaluan në avantazh me golin e Victor Da Silva në pjesën e dytë. Festa e “demave” u ndal nga Ardit Deliu, i cili me një gol të bukur nga distanca i dha një pikë bardhebluve. Në praninë e më shumë se 15 mijë tifozëve, derbi i kryeqytetit prodhoi emocione, raste, nerva dhe tension.


Në kryeqytet prezent ishte edhe Volkan Demirel, ish-portieri i Fenerbahces dhe përfaqësueses së Turqisë. 41-vjeçari ndoqi nga afër takimin, ndërsa duhet përmendur se Demirel është trajner i skuadrës së Hatayspor, dhe ndoshta mund të ketë parë ndonjë futbollist për skuadrën e tij.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)