266
Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme.
20-vjeçari Daniel Rika nga Lushnja humbi jetën ndërsa ra nga shkallët pasi tentoi të largohej nga banesa në momentin kur po ndodhnin lëkundjet sizmike.
I riu ka rënë nga shkallët e katit të dytë të banesës.
Lëkundje tërmeti janë shënuar rreth orës 00:17 minuta të 14 janarit 2024.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës tërmeti me magnitudë 4.3 i shkallë rihter dhe thellësi 20.8 km ka pasur epiqendrën në fshatin Shalës të Elbasanit.
Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera si Tiranë, Lushnje, Durrës, Berat, Fier