98
Melisa Lleshi dhe Andi Shehu janë çifti i vetëm nga ‘’Për’puthen’’ që po vazhdon akoma të jenë bashkë edhe pse dyshja janë lidhur jashtë programit por janë njohur aty.
Ish-konkurrentja mbrëmë ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të me një festë ku të pranishëm ishin edhe shumë konkurrentë të ‘’Për’puthen’’ nga të dyja edicionet.
Bukuroshja e ka shijuar në maksimum festën duke kërcyer e kënduar me të pranishmit dhe të dashurin e saj Andin.
Ky i fundit krahas festës i dhuroi edhe një dhuratë, e që ishte një telefon.
Kjo gëzoi pa fund Melisën, e cila sipas pamjeve të publikuara duket se e shijonte çdo sekond.
Nga spektakli që e bëri të njohur ishin të pranishëm Arjani, Atdheu, Mikela, Ritvana e Juli.