“Natën mos dilni nëpër qytet”, Federata çeke paralajmëron tifozët për ardhjen në Tiranë: Shijoni byrekun dhe tavën e kosit

by KLIKOJE.AL

Shqipëria do të luajë përballë Çekisë në stadiumin “Air Albania” të enjten e 12 tetorit në orën 20:45. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për tifozët shqiptarë anembanë që e presin me padurim.

Por drejt Shqipërisë do të udhëtojnë dhe tifozë çek, që do të përkrahin Kombëtaren e tyre në një ndeshje si kjo. Në prag të kësaj sfide, Federata Çeke e Futbollit ka dhënë dhe udhëzimë për tifozët e tyre, duke u kërkuar që të tregojnë kujdes.

“Kuzhina shqiptare është interesante dhe e larmishme. Provoni gatime tradicionale si “tavë kosi” (qengji i pjekur), “byrek” (sfirotë e mbushur) dhe lloje të ndryshme peshku dhe prodhime deti.

Natën, mos ecni nëpër qytet me fanella apo shalle të kombëtares çeke. Shqiptarët nuk kanë qëndrim negativ ndaj të huajve dhe përgjithësisht i shohin pozitivisht çekët, por për shkak të nivelit të pritshëm të emocioneve gjatë ndeshjes, rekomandohet që të përmbahen nga të folurit shprehës”, shkruan Federata çeke.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.