101
Rejan Alivoda është zyrtarisht një lojtar i Ittihad Kalba në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi ishte i konfirmuar prej ditësh, por është Vllaznia ajo që mbyll gjithçka me një postim në rrjete sociale ku zyrtarizon largimin e mesfushorit.
Plot 200 mijë euro do të shkojnë në arkat e shkodranëve të cilët kanë mbajtur edhe 20% të kartonit në shitjen e ardhshme.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me “Ittihad Kalba Club” të liges superiore te Emirateve të Bashkuara Arabe për transferimin e futbollistit Rejan Alivoda teksa klubi ynë do të mbajë edhe 20% të kartonit të tij.
KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron sa më shumë suksese me skuadrën e tij të re!”- njofton klubi.