Mori detyrën si Ministër i Brendshëm, Taulant Balla publikon kërkesat e tij të para

by KLIKOJE.AL

Pak orë pas marrjes së postit si ministër i Brendshëm, Taulant Balla ka renditur kërkesat e tij të para për vartësit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla ka përgëzuar policinë detare për operacionin e bllokimit të 20 mjeteve lundruese pa dokumentacion.

Ai thekson se duhen garantuar pushime të qeta dhe të sigurta për pushuesit.

“Përgëzime Njësisë Policore Detare. Ishte domosdoshmëri krijimi I kësaj Njësie. Duhet të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për çdo pushuesi”, shkruan Balla.

Ndërkohë Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë verifikimet në të gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.