257
“Perla” e Enis Bardhit nga goditja e lirë në minutën e 81-të, i mohoi fitoren përfaqësueses së kaltër, që e kishte zhbllokuar takimin që në minutën e 47-të me kapitenin Ciro Immobile.
Një barazim që nuk i vlejti asnjërës skuadër, pasi Italia, shkon në kuotën e katër pikëve, duke mos përfituar nga rezultati 1-1 që u shënua mes Ukrainës dhe Anglisë.
Katër futbollistë shqiptarë luajtën titullarë në radhët e Maqedonisë së Veriut (Bardhi, Alioski, Elezi dhe Musliu), ndërsa Alimi u aktivizua në pjesën e dytë.
Me të njëjtin rezultat 1-1 u mbyll sfida e Grupit mes Rumani Izrael.