150
Lushnja ndodhet në një krizë të thellë financiare. Futbollistët nuk kanë marrë pagat e tyre, ndërsa lojtarëve të huaj u janë ndërprerë edhe pagesat e qirave të banesave ku jetojnë. Situata është përkeqësuar më tej pasi klubi ka ndërprerë edhe vaktet ushqimore për ekipin.
Lojtarët shprehen se ndihen të braktisur dhe kërkojnë reagim urgjent nga drejtuesit, duke paralajmëruar se mund të ndërmarrin hapa drastikë nëse situata nuk zgjidhet sa më shpejt. Ndërkohë, drejtuesit e klubit nuk kanë dhënë ende një sqarim zyrtar mbi këtë krizë.
Në transfertën në Gjirokastër, Lushnja s’do të grumbullohet një ditë përpara, por duhet të udhëtojë brenda ditës së ndeshjes 3 orë për të zbritur më pas në fushë ndaj Luftëtarit.