Lushnja me “REKORD Të ZI”, një vit i mbushur me statistika negative për klubin 93-vjeçar

by KLIKOJE.AL

Sezoni i Lushnjes ka qenë i vështirë. Ekipi lagunar u projektua për të arritur Superioren, por gjatë rrugës e pa veten të luftonte për mbijetesë. Aspekti që shqetëson më tepër tifozët dhe ambjentin lushnjar është se në 13 transfertat e këtij sezoni, Lushnja ka arritur të fitojë vetëm atë me Tërbunin në tavolinë dhe ka regjistruar 3 barazime e 9 humbje.

Lushnja ka luajtur gjithnjë ndeshje shtesë në fund të sezonit për t’u kthyer në elitë, por për herë të parë do të luajë një të tillë për mbijetesë. Shanset e Lushnjës për të mbetur në këtë kategori, pa pasur nevojën e ndeshjes shtesë në fund të sezonit, janë vetëm matematikore. Praktikisht, ekipi është në “play out”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.