Ledio Tresa prej kohësh është një objektiv konkret i Tiranës, por orët e fundit në skenë ka dalë Elbasani për të transferuar lojtarin që aktualisht është pjesë e Laçit. Klubi bardheblu po vonohet për shkak se fillimisht duhet zgjidhur drejtori sportiv, por edhe sepse Tirana dhe Bledi Shkëmbi kanë marrë pushimet. Secila palë po relaksohet pas një sezoni që i mbajti deri në fundi në ankth, por qetësia është në dukje.
Tej të gjithave, çështja e lojtarëve dhe e trajnerit, nëse do të konfirmohet apo jo Bledi Shkëmbi, ka një datë. Megjithatë, Elbasani ka nisur kontaktet me futbollistin dhe klubin kurbinas. Sulmuesi është në kontratë me kurbinasit dhe nuk është e lehtë për ta afruar.

Për këtë arsye, mundësia më e mirë për të shkuar te sulmuesi Ledio Tresa është formula e huazimit. Te Laçi përvec Morieros, ka filluar edhe largimi i disa futbollistëve, duke lënë të kuptohet se projekti i ri i klubit kurbinas do të jetë me emra krejtësisht të ndryshëm . Samuel Opeh, William Cordeiro, Christian da Lima, Paulo Zhunior, Ilir Dobjani, Leo Ballhysa dhe Indrit Prodani janë futbollistët që janë larguar zyrtarish. Por lista e të larguarve pritet të jetë edhe më e zgjeruar, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë lojtari që është nën kontratë me Laçin.
