360
Përveç ndryshimeve të shumta në stafin teknik, me fillimin e këtij viti Partizani ka pasur edhe një largim në stafin mjekësor. Doktori Dhimosten Gjini, i cili ka shërbyer për më shumë se një dekadë në ekipin kampion, është larguar nga ana e klubit.
Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi të drejtuesve, që kanë vendosur të spostojnë në këtë mënyrë mjekun, i cili ishte kthyer në një figurë të shquar të Partizanit.