Në edicionin e kaluar të Përputhen, Alvisa Qarri ishte një ndër personazhet më të spikatura si për ndodhitë brenda ashtu edhe për historitë e saj jashtë emisionit. Në përfundimin e eksperiencës së saj Alvisa arriti të dilte çift me Bashkimin, por historia e tyre nuk zgjati shumë dhe pas pak javësh njoftuan ndarjen e tyre.

E megjithatë kësaj here me sa duket fati ka trokitur edhe në derën e vlonjates bukuroshes. Prej disa kohësh Alvisa ka udhëtuar shpesh jashtë Shqipërisë dhe të gjithë mendonim se po udhëtonte për pushime.
Mësohet se i dashuri i ri i Alvisës jeton jashtë shtetit dhe Alvisa udhëton shpesh për t’u takuar me të.
Së fundmi vetë Alvisa ka publikuar një foto ku shfaqet e përqafuar me të dashurin e ri, të cilit i dedikon fjalët “Të dua”.