Miqësore që Kukësit do ti shërbejë për një nisur një cikël të ri në një sezon me shumë pijëpyetje. Rrahman Hallaci ka ndryshuar një pjesë të madhe të skuadrës dhe skuadra verilindore është ende një kantier i hapur ndërtimi e këtë e tregoi në sfidën miqësore me Gjilanin. “Jemi ende në përgatitje e sipër dhe dua të them se miqësoret që do të bëjmë do të na shërbejnë pikërisht për të evidentuar pikat ku duhet që të ndërhyjmë”, komentoi Hallaçi.
Numri një i stolit verilindor gjithsesi beson se rruga mbetet ende e gjatë dhe në fillimin zyrtar të sezonit skuadra do të jetë gati. “Mendoj se kemi ende kohë përpara që të rregullojmë disa detaje. Them se do të jemi gati që të nisim sezonin e ri në momentin tonë më të mirë”, vazhdoi komentin e tij trajneri i Kukësit.
Në kampin e skuadrës kosovare të Gjilanit, Klodian Duro ka marrë prej pak ditësh detyrën dhe ky test ishte shumë i rëndësishëm për të në prag të sfidës së Conference League. “Ishte një test mjaft sfidues për ne pasi siç e dini për pak ditë do të nisim aventurën Europiane”, komentoi Duro.