“Anonim, i mungon personaliteti”/ Në Itali vijojnë të kritikojnë Kristjan Asllanin, nota për ndeshjen me Genoan (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Kristjan Asllani u aktivizua titullar në duelin ndaj Genoas, ku skuadra e Interit triumfoi me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar qëndroi në fushë 65 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Calhanoglu. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Asllani ndër të tjera deklaroi:

“Nuk ishte e lehtë të luash kundër tyre dhe ne i përgëzojmë gjithashtu. Por mendoj se ishim të duruar dhe jam i lumtur që shënuam nga këndi sepse i provojmë shumë gjatë javës.  Në pjesën e parë ne nuk ishim të mirë për të lëvizur në mes të fushës, për të gjetur hapësira dhe për t’u çliruar. Pastaj duhej të kishim kujdes edhe nga kundërsulmet  e tyre. Megjithatë, në pjesën e dytë gjërat shkuan më mirë”, deklaroi Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar nuk u vlerësua me notë pozitive nga mediat italiane. Portali “Eurosport” i ka vendosur notën 5 dhe përshkrimi për të ishte: Pas disa minutash ai duket se ka një problem fizik, alarm fals, por ai nuk ngrihet kurrë në lojë. Anonim në regji, i mungon personaliteti. Ai është më keq se herë e kaluara. Me hyrjen në fushë të Calhanoglu loja e Interit ndryshon.

LEXO ME SHUME:“Fshesa” kap edhe Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar në listën e largimeve në merkaton e verës

Prej kohësh, shumë klube angleze kanë shfaqur interes për mesfushorin e Kombëtares sonë, me Premier Leaguen që e bën një opsion të mundshëm për të Duket se Asllani e ka të vështirë të mbajë presionin e Hakan Calhanoglu-s, për sa i përket vendit të titullarit, ndaj edhe në Itali, e shikojnë mesfushorin shqiptar, në një aventurë tjetër jashtë Italisë. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.