Fitorja ndaj Skënderbeut lejon Partizanin për të mbajtur kreun e Superligës shqiptare pas 11 javësh kampionat. Një sukses tepër i rëndësishëm në syrin e teknikut, Aleksandar Veselinovic.
Gjithsesi për çështjen e titullit, trajneri nuk kurseu batutat, ku pranoi se është shpejt për të folur dhe duhej të ishte me mëngë të shkurtra në konferencë, duke iu referuar fundit të sezonit.
“Çdo fitore është shumë e rëndësishme. Luanim me një ekip me tepër traditë. Përgëzoj lojtarët për atë që dhuruan dhe si gjithmonë shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe nuk e mendojmë vendin e parë. Jam me mëngë të gjata dhe kur të dal me mëngë të shkurtra do të shohim pozicionin. Kishim disa mungesa. Bytyci e Rrapaj ishin të suspenduar dhe sic e dini janë shumë futbollistë të rëndësishëm për ne.
Me këtë ritëm ndeshjesh ka ngarkesë. Zeka nuk ka shfaqur formë të mirë, ndërsa Mehmeti nuk ka qënë shumë mirë dhe ka humbur 4 kile. Edhe Cara ka shfaqur shenja lodhje. Detyra ime është që t’iu jap mbështetje. Jam shumë i lumtur për ta dhe po ma kthejnë në mënyrën e duhur” tha Veselinovic.