Kristjan Asllani u aktivizua titullar në duelin ndaj Genoas, ku skuadra e Interit triumfoi me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar qëndroi në fushë 65 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Calhanoglu. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Asllani ndër të tjera deklaroi:
“Nuk ishte e lehtë të luash kundër tyre dhe ne i përgëzojmë gjithashtu. Por mendoj se ishim të duruar dhe jam i lumtur që shënuam nga këndi sepse i provojmë shumë gjatë javës. Në pjesën e parë ne nuk ishim të mirë për të lëvizur në mes të fushës, për të gjetur hapësira dhe për t’u çliruar. Pastaj duhej të kishim kujdes edhe nga kundërsulmet e tyre. Megjithatë, në pjesën e dytë gjërat shkuan më mirë”, deklaroi Kristjan Asllani.
Mesfushori shqiptar nuk u vlerësua me notë pozitive nga mediat italiane. Portali “Eurosport” i ka vendosur notën 5 dhe përshkrimi për të ishte: Pas disa minutash ai duket se ka një problem fizik, alarm fals, por ai nuk ngrihet kurrë në lojë. Anonim në regji, i mungon personaliteti. Ai është më keq se herë e kaluara. Me hyrjen në fushë të Calhanoglu loja e Interit ndryshon.
LEXO ME SHUME:“Fshesa” kap edhe Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar në listën e largimeve në merkaton e verës
Prej kohësh, shumë klube angleze kanë shfaqur interes për mesfushorin e Kombëtares sonë, me Premier Leaguen që e bën një opsion të mundshëm për të Duket se Asllani e ka të vështirë të mbajë presionin e Hakan Calhanoglu-s, për sa i përket vendit të titullarit, ndaj edhe në Itali, e shikojnë mesfushorin shqiptar, në një aventurë tjetër jashtë Italisë.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:“Anonim, i mungon personaliteti”/ Në Itali vijojnë të kritikojnë Kristjan Asllanin, nota pë… […]
Comments are closed