Nderkohe qe shifrat e te infektuarve me koronavirus po rriten perdite, e mjerisht, edhe numri i viktimave, mjeku epidemiolog jep nje lajm te mire, lidhur me mutacionet qe ka pesuar virusi, qe ka ardhur ne zbutje sa i perket agresivitetit, por pa humbur aftesine e transmetueshmerise.
“Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi”- shkruan mjeku, duke publikuar te dhenat e nje studimi te fundit. Studim, punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections.
Sipas studimit, “prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike. Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale”.
Alimehmeti thekson se si konkluzion “Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë”.
POSTIMI I PLOTE
“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi!”
Cit.: Hyman G. Rickover
?Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi!?
?Një tjetër superpunim hedh dritë mbi mutacionet e mundshme “zbutëse” të SARS-CoV-2.
? Kujtoj që virusi u bë i aftë të infektojë njerëzit përmes një mutacioni në zonën që kodon proteinën S (spike), ku potencialisht u shtua (insercion) një sekuencë P-R-R-A (prolinë-argininë-argininë-alaninë).
?? Punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections. (linku në fund të postimit)
Në studimin e tyre shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19:
? 10 me COVID-19 të lehtë
? 8 me COVID-19 të rëndë.
Në total janë kryer:
? 48.746.647 lexime (81.202 – 597.558 lexime për çdo amplikon)
? 3.749.742 gjene të plota S
? 208.319 lexime për çdo pacient, mesatarisht
REZULTATE:
✅ Fshirjet (delecionet) nuk kanë ndodhur në mënyrë rastësore përgjatë gjenit S, por janë grumbulluar në rajone specifike.
✅ Ndër mutacionet e ndryshme, një rezultat shumë mbresëlënës kishte grumbullimi i fshirjeve (“hot-spot”) në amplikonin N07 në 14 pacientë ndër 18 (78%).
✅ Ndër këta 14 pacientë ndodheshin 100% e pacientëve me COVID-19 të lehtë dhe vetëm gjysma e atyre me COVID-19 të rëndë.
✅ Variantet virale me këto fshirje (delecione) ishin në mënyrë sinjifikante më të shpeshta te pacientët me COVID-19 të lehtë. (Fisher test: OR: 95%CI 0.0 – 0.9605; p=0.023)
KONKLUZIONE:
? Këto gjetje sugjerojnë se delecionet nuk janë evente sporadike edhe pse vërehen në një përqindje relativisht të vogël të kuazispecieve virale.
? Prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike.
? Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.
? Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.
Autorët dalin në konkluzion se:
✅?✅ PËRZGJEDHJA NATYRORE KA FAVORIZUAR NJË STRATEGJI TË TIPIT “MOS E DIGJ SHTËPINË KU JETON”.✅?✅
Pas çdo specie të sotme, ndodhen miliona vite evolucioni natyror!
Natyra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aleati ynë më i mirë!
Ndërkohë të fitojmë kohë duke respektuar masat dhe përkujdesjet individuale dhe sociale.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Për detaje:
https://www.tandfonline.com/…/full/10…/22221751.2020.1806735