Mjeku epidemiolog, Ilir Mehmeti ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama, se shkollat do të hapen në datën 14 shtator.
Teksa e ka konsideruar këtë një lajm të mirë, mjeku bën ka cituar Raporti i ECDC (European Center for Disease Control) i dates 6 gusht 2020, ku sipas tij thuhet se “femijet nuk jane ne risk te shtuar dhe shkollat nuk jane ambjent qe shton transmetimin komunitar”.
Reagimi i plotë:
Lajmet e mira nuk paskan te sosur sot!
Kuptohet me kujdes dhe duke shfrytezuar kete muaj per permiresime te metejshme por….
SHKOLLAT PO HAPEN!?
Raporti i ECDC (European Center for Disease Control) i dates 6 gusht 2020 e thote qarte:
Femijet nuk jane ne risk te shtuar dhe shkollat nuk jane ambjent qe shton transmetimin komunitar.
Nderkohe qe shifrat e te infektuarve me koronavirus po rriten perdite, e mjerisht, edhe numri i viktimave, mjeku epidemiolog jep nje lajm te mire, lidhur me mutacionet qe ka pesuar virusi, qe ka ardhur ne zbutje sa i perket agresivitetit, por pa humbur aftesine e transmetueshmerise.
“Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi”- shkruan mjeku, duke publikuar te dhenat e nje studimi te fundit. Studim, punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections.
Sipas studimit, “prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike. Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale”.
Alimehmeti thekson se si konkluzion “Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë”.
POSTIMI I PLOTE
“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi!” Cit.: Hyman G. Rickover
?Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi!?
?Një tjetër superpunim hedh dritë mbi mutacionet e mundshme “zbutëse” të SARS-CoV-2.
? Kujtoj që virusi u bë i aftë të infektojë njerëzit përmes një mutacioni në zonën që kodon proteinën S (spike), ku potencialisht u shtua (insercion) një sekuencë P-R-R-A (prolinë-argininë-argininë-alaninë).
?? Punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections. (linku në fund të postimit)
Në studimin e tyre shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19: ? 10 me COVID-19 të lehtë ? 8 me COVID-19 të rëndë.
Në total janë kryer: ? 48.746.647 lexime (81.202 – 597.558 lexime për çdo amplikon) ? 3.749.742 gjene të plota S ? 208.319 lexime për çdo pacient, mesatarisht
REZULTATE:
✅ Fshirjet (delecionet) nuk kanë ndodhur në mënyrë rastësore përgjatë gjenit S, por janë grumbulluar në rajone specifike.
✅ Ndër mutacionet e ndryshme, një rezultat shumë mbresëlënës kishte grumbullimi i fshirjeve (“hot-spot”) në amplikonin N07 në 14 pacientë ndër 18 (78%).
✅ Ndër këta 14 pacientë ndodheshin 100% e pacientëve me COVID-19 të lehtë dhe vetëm gjysma e atyre me COVID-19 të rëndë.
✅ Variantet virale me këto fshirje (delecione) ishin në mënyrë sinjifikante më të shpeshta te pacientët me COVID-19 të lehtë. (Fisher test: OR: 95%CI 0.0 – 0.9605; p=0.023)
KONKLUZIONE:
? Këto gjetje sugjerojnë se delecionet nuk janë evente sporadike edhe pse vërehen në një përqindje relativisht të vogël të kuazispecieve virale.
? Prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike.
? Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.
? Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.
Autorët dalin në konkluzion se:
✅?✅ PËRZGJEDHJA NATYRORE KA FAVORIZUAR NJË STRATEGJI TË TIPIT “MOS E DIGJ SHTËPINË KU JETON”.✅?✅
Pas çdo specie të sotme, ndodhen miliona vite evolucioni natyror! Natyra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aleati ynë më i mirë!
Ndërkohë të fitojmë kohë duke respektuar masat dhe përkujdesjet individuale dhe sociale.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Një kombinim mes mësimit në shkollë dhe atij online, kështu mund të nisë procesi mësimor më 14 shtator, por për këtë nuk ka ende një vendim.
Pak ditë më parë drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci tha se shkollat duhet të hapen, pasi transmetueshmëria e COVID-19 tek fëmijët është tejet e ulët.
Eksperti i mjekësisë në Shqipëri, epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se shkollat mund të hapen, por duhet bërë një diferencim mes zonave.
“Duhet të marrin parasysh pikat kyçe, higjiena është një ndërgjegjësim i plotë që nevojitet, distancimi është një ndërgjegjësim i plotë që nevojitet. Pastaj duhet parë nga shkolla në shkollë sesa i ka këto mundësi dhe nga lokaliteti në lokalitet. Sepse atje ku janë zona me situatë epidemiologjike më të qetë, klasikisht zonat rurale, problematika shkollore është shumë e ulët, kurse problematika më e madhe është pikërisht në qendrat më të banuara”, – tha z. Alimehmeti.
Diferencim sipas tij duhet bërë edhe në bazë të moshave.
“Jo të gjitha shkollat janë njësoj. Nuk është njësoj çerdhja, kopshti, fillorja, 9-vjeçarja dhe gjimnazi. Gjimnazi ka shumë më tepër kontakte, janë njerëz që edhe organizojnë grumbullime, ndryshon shumë nga fillorja. Mosha të ndryshme e përhapin sëmundjen në mënyra të ndryshme”, – thekson epidemiologu.
Shtimi i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë na bën të mbajmë në qendër të vëmendjes shifrat, si dhe masat mbrojtëse që secili duhet të ketë kujdes. Epidemiologu Ilir Alimehmetit solli në “A2 CNN-Dita Jonë” të dhëna dhe këshilla të rëndësishme lidhur me koronavirusin.
“Këto janë shifra që qëndrojnë diku te 60-80 raste të reja, edhe shtrimet në spital i kanë numrat e njëjtë. Shifrat janë të qëndrueshme, e vetmja gjë që rritet janë rastet aktive. Kjo vjen si pasojë e hapjes dhe nga disa njerëz që mendojnë se virusi nuk ekziston. Me gjasë kjo situatë do të vijojë edhe gjatë korrikut. Nuk duket përmbysje e sistemit spitalor, pasi ai po mban. Aktualisht mjafton një spital. Jemi larg përmbysjes, por kjo nuk duhet të na bëjë të lumtur dhe të mos respektojmë masat, kjo do të vazhdojë për shumë muaj”.
Alimehmeti thekson si shqetësues faktin që ne po na shtohen vatrat kryesore në vende pune, në administratë. “Kjo ndodh pasi janë raste të qëndrimit për shumë kohë në ambiente të mbyllura. Këto duhet të evitohen mesa mundemi, duhet të krijohen kushte për këtë. Shëndeti në punë nuk është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Kjo po na bën të paguajmë një haraç për një vakum të vjetër që kemi pasur. Mungesa e ndërgjegjësimit është e lartë. Çfarë kemi ditur që në fillim, ka qenë që virusi nuk do të zhduket. Edhe nëse do ta zhdukësh në Shqipëri, do të importohet një rast, duke qenë se është përhapur në të gjithë botën. Por, ky virus nuk është as i pari dhe as i fundit dhe do të vazhdojë të bashkëjetojë me ne. Një nga pikat që diskutohet është se sa ky virus do të zbutet. Ka gjasa që kjo do të ndodhë, por nuk mund ta sigurojmë. Mundësia më e madhe është që të prodhohet në kohë”, tha Alimehmeti.
Sa i përket masave për mbylljen e kufijve nga BE-ja për Shqipërinë, epidemiologu e vlerëson atë si politik dhe jo shëndetësor. “Unë mendoj se ky vendim nuk ka qenë puro shëndetësor për disa arsye. Treguesi kryesor është se deri më sot, në nivel evropian, vetëm 2% e rasteve janë të importuara, ndërsa pjesa tjetër janë raste brenda shtetit. E dyta, Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe ai numri që ne kapërcyem pak më shumë seç duhet, sepse ata morën vetëm dy javët e fundit, të cilat kanë qenë më të këqija dhe kjo na penalizoi. Nga krahu tjetër, kemi qenë edhe të ndershëm, ndërsa Serbia nuk e bëri këtë gjë dhe mori një çmim për këtë. Ky vendim është politik dhe si i tillë nuk ka vetëm konceptim shëndetësor brenda tij”, u shpreh Alimehmeti.
Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku ka dalë me një paralajmërim të frikshëm. Ai ka paralajmëruar për një valë të dytë të Covid, e cila sipas tij do të jetë më e fortë se e para.
Në një intervistë për “Byro Politike”, mjeku është shprehur se epidemia në vendin tonë për nga mënyra e agresivitetit ndryshon në krahasim me vendet e tjera.
“Vala e dytë mund të jetë shumë më e madhe se vala e parë, nuk është parë asnjëherë që bota të mbyllej në këtë mënyrë. Mbyllja ka të mirat dhe të metat e veta, e mira është për vende siç është Shqipëria që nuk e dinte një gjë të tillë të përgatitej, e keqja është se e zgjat kohëzgjatjen e pandemisë.
Është një infeksion që është bërë tashmë njësh me njeriun, është në të gjithë globin, ai është në çdo shtet dhe problemi tashmë është se kur do të arrihet imuniteti. Numri i infeksioneve me stinën e nxehtë është rritur, por është ulur numri i vdekshmërisë”, – ka thënë mjeku.