Korabi nis të marrë formë, klubi dibran drejt firmës me ish-futbollistin e Partizanit (EMRI)

Korabi po përgatitet maksimalisht për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Klubi dibran fillimisht po rinovon me lojtarët që mbyllën sezonin e kaluar me futbollistë si Sokol Mziu,Vilson Lila e shumë titullarë të tjerë. Sa i përket lojtarëve në hyrje, emri më i fundit është rikthimi i Taulant Markut pas eksperiencës te Dinamo.

Megjithatë Klikoje Sport ka mësuar se Korabi është drejt firmës me Dionis Çikanin. Mesfushori ka qenë pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore, por pa mundur të marrë minuta të rëndësishme.

Ndoshta Korabi mund të jetë trampolina e duhur për 24-vjeçarin, për t’u katapultuar në elitë, pasi emra si Skuka apo Keko e kanë bërë hapin në kualitet pikërisht te skuadra dibrane.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)