Korabi i jep një dorë Burrelit për të mbijetuar, njofton FSHF-në se nuk do e luajë sfidën në Peshkopi

Korabi

Ditën e shtunë do të luhet java e 32-të e Kategorisë së Parë. Mes shumë sfidave, spikat ajo mes Korabit dhe Burrelit. Ekipi dibran ka arritur të sigurojë Play-Offin,ndërsa ekipi matjan po lufton fort për të qendruar në këtë kategori.

Takimi do të luhet në orën 16:00, por interesant është fakti se kjo përballje nuk do të luhet në Peshkopi, por në kompleksin Internacional në Pezë-Helmës. Ekipi dibran ka rënë në dakordësi me Departamentin e Garave pranë FSHF-së, që takimi të luhet në atë impiant. Ende nuk dihen arsyet pse kjo zgjedhje nga drejtuesit e klubit dibran.

Related posts

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)

Tirana sqaron gjithçka me një njoftim zyrtar: As nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë objektivët tanë