36
Komisioni i Etikës e Disiplinës në FSHF motivohet gjithnjë e më tepër me ndëshkime me gjoba për klubet e Superiores e Kategorisë së Parë, duke i ‘mëshuar’ neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, ku penalizohet sjellja e gabuar e spektatorëve. Ditën e sotme, Komisioni vendosi të publikojë vendimet, ku vetëm Bylis është paralajmëruar për zbatimin me kohë vonesë të detyrave.
VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
- KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- FK Bylis, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
- Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura pas ndeshjes KF Laci kunder KF Egnatia
- Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes si dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Vora, Florian Beqiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Vora, Albert Domi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.