1.1K
Policia ka nisur sot një aksion në mbështetje të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje brenda rezidencës luksoze Rolling Hills.
Shtesat pa leje dhe dalja jashtë kufijve të pronës është konstatuar në dhjetëra raste dhe po ndërhyet për prishjen dhe procedimin penal të tyre.
Në këtë zonë rezidenciale banojnë shumë biznesmenë dhe figura të njohura publike të medias dhe jetës politike ne vend.Ndërkohë, nga pamjet e siguruara vihen re momentet kur po prishen ndërtimet dhe qytetarë të shumtë të mbledhur rreth tyre.