195
Eshte shfaqur i buzeqeshur teksa i afrohej ambienteve te gjykates, ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, qe priste sot vendimin per fatin e tij, nderkohe qe akuza kerko denimin me 12 vite burg.
Ai ka qene ne shoqerine e avokatit te tij mbrojtes, Maks Haxhia, ne momentin qe po hynte te deren e Gjykates se Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kur i jane afruar kameramanet dhe gazetaret.
Ne nje moment, nje nga operatoret duket se humbet ekuilibrin, teksa filmonte dhe e pohon me ze nje fakt te tille.
Nuk ka munguar batuta e Tahirit, qe degjohet teksa thote: “Keshtu e hane te gjithe”.