Katër mungesa për sfidën ndaj Teutës, Orges Shehin e kënaqin rikthimet e dy titullarëve

Partizani ka kryer dje në mesditë stërvitjen e radhës në kuadër të ndeshjes së të shtunës në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” ndaj Teutës. Trajneri Shehi në këtë ndeshje do të duhet të bëjë pa Prekën, Mehmetin, Mensah dhe Bytyçin. Shkodrani është i pezulluar për të kuqin e marrë në Rrogozhinë, ndërsa të tjerët janë të dëmtuar.

Nga ana tjetër do të ketë rikthime të rëndësishme. Arinaldo Rrapaj ka shlyer pezullimin dhe ka kaluar edhe gjendjen gripale, teksa Skuka duket tërësisht gati për të luajtur. Pjesa tjetër e skuadrës janë tërësisht të gatshëm. Rrapaj pritet të kthehet në 11-she, ndërsa dyshime ka për Skukën, që nuk luan prej 20 shkurtit.

Related posts

“Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

“Besuam te të rinjtë, kjo është kostoja”/ Enkeleid Dobi tregon arsyet e humbjes nga Elbasani: Projekti është për të ardhmen

Derbi lë shije të hidhur, Ilir Daja: Dominuam, por s’dimë të vrasim ndeshjet, duhet të ishim më lart në renditje