KATEGORIA SUPERIORE/ Erzeni dhe Laçi nuk “shkrepin”, një pikë vlen pak për të dy ekipet

by KLIKOJE.AL

Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të fazës së katërt të kampionatit, një përballje mes dy skuadrave që objektiv kryesor kanë të sigurojnë mbijetesën në elitë.

Ndeshja mes dy skuadrave ka qenë e luftuar, me raste kryesisht në pjesën e parë, por edhe me shumë tentativa të gabuar në të dytën. Dëshira për të shënuar nuk mungoi, por më shumë se të gjitha dy skuadrat u përqendruan që të mos gabonin në prapavijë në pjesën e dytë, duke mos lejuar rrjetat që të prekeshin. Kështu, dueli u mbyll 0-0 dhe la gjithçka të hapur në vijim për dy skuadrat që mbeten në distancë të afërt në renditje në luftën për mbijetesë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.