Në javën e 11-të, Kategoria e Parë ka shpallur formacionin më të mirë, i cili vjen në skemën 3-5-2. Ky përfaqësim tregon lojtarët më të spikatur të javës, të cilët me performancat e tyre kanë ndikuar dukshëm në rezultatet e skuadrave. Portieri i Burrelit Sinan Dani vijon me performancat pozitive.

Në javën që lamë pas, te Kategoria e Parë, 22-vjecari ruajti portën e paprekut në takimin që ekipi matjan fitoi ndaj Pogradecit me rezultatin 2-0. Kacbufi, Silas dhe Kurti janë tre lojtarët që formojnë mbrojtjen, ndërsa krahët formohen me Kacanollin, lojtari i Lushnjës shënoi në fitoren 1-0 ndaj Ilirisë dhe Cucka i Skënderbeut, autor i dy asisteve të dhënë.Arnold-Migone dhe Hoxha janë tre lojtarët të cilët formojnë mesfushën. Futbollisti i Burrelit spikati në golin e parë të shënuar.
Dyshja sulmuese përfaqëson shpirtin ofensiv të javës. Nasër i Skënderbeut autor i dy golave në fitoren e ekipit korcar kundër Apolonisë dhe Taulant Marku, sulmuesi i Korabit që i dha 3 pikë ekipit dibran në fitoren 1-0 ndaj Kukësit. Trajneri i javës është zgjedhur Ernest Gjoka i ekipit të Skënderbeut.