Vetëm 10 ndeshje me Egnatian, transferimi te Lens këtë verë forcon financiarisht klubin rrogozhinas

by KLIKOJE.AL

“Bingo” për Egnatian në këtë merkato vere. Ish-mesfushori, Hamzat Ojediran, i cili në vitin 2022 u aktivizua 10 ndeshje me fanellën rrogozhinase, ditën e sotme u transferua te skuadra franceze e Lens, nga Debreçeni për 1.8 milionë euro. Mwsohet se Egnatia në momentin e kalimit të nigerianit te skuadra hungareze, mbajti 15 % të kartonit, teksa tashmë do të arkëtojë plot 250 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme kjo që pritet të mbushë akoma më shumë arkat e klubit rrogozhinas.

Edhe pse shumëkush mund ta kishte harruar mesfushorin 20-vjeçar, ai arriti të shndërrohej në një “xhevahir” të vërtetë, duke bërë kështu një hap të madh në karrierë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.