Kategoria e Parë, java e katërt uli siparin ditën e sotme, teksa renditja tashmë ka nisur të marrë formë.
Skënderbeu dhe Laçi, qe janë edhe dy favoritët në letër për t’u ngjitur në elitë, duket se kanë nisur marshimin. Korçarët kryesojnë me 10 pikë, ndërkohë që vendi i dytë mbahet nga kurbinasit me 1 pikë në pak.
Në ndjekje të dy skuadrave të para, janë vënë Apolonia dhe Burreli me 7 pikë. Pogradeci i Memës në këto 4 javë të para ka siguruar vetëm 5 pikë, ndërkohë që Lushnja dhe Luftëtari janë “mbretërit” e barazimeve në këtë start të sezonit, ku të katërt duelet i kanë përfunduar në barazim. Katër pikë kanë siguruar edhe Kukësi dhe Iliria, ndërkohë që 3 në 3 vendet e fundit janë katapultuar, Korabi, Besa dhe Kastrioti.
ILIRIA 1 – 0 KUKËSI (Mavanga 18′)
ILIRIA: Xhika, B.Selmani, Stafa, A.Selmani, Sejdiu, Osikel, Koleci, Mazrekaj, Dieje, Kithambo, S.Selmani. Trajner: Dritan Smajli.
KUKËSI: Oriola, Filjo, Imami, Dragoshi, Xhekson, Sefa, Fejzaj, Nasir, Avdiu, Bespalla, Birçaj. Trajner: Sedat Pajaziti.
APOLONIA 2 – 0 KASTRIOTI (Trifoni 54′, Umeijego 57′)
APOLONIA: Kaçaj, Topi, Asllanaj, Trifoni, Antoni, Çidozie, Ndubuisi, Amagba, Kofi, Hoxhaj, Rakipaj. Trajner: Marko Jovanoviç.
KASTRIOTI: Puja, Kacbufi, Gjinollari, Hoxha, Kapllani, Moses, Idris, Xhixho, Hasa, Hodo, Tomas. Trajner: Ramadan Ndreu.
LUSHNJA 1 – 1 LUFTËTARI (Ribaudo 46′ / Ntephe “ag” 70′)
LUSHNJA: Haremi, Deliaj, Korreshi, Zaganjori, Canka, Goxha, Da Silva, Ribaudo, Kamisoko, Ntepe, Allmuça. Trajner: Erion Xhafa.
LUFTËTARI: Mamadov, Çulli, Zaimi, Isteri, S.Puci, Tuni, Cereni, Stërling, Lala, Mukoj, Zani. Trajner: Besmir Shabani.