Kategoria e Parë zhvilloi ditën e shtunë përballjet e javës së 28-të. Në luftën për ngjitjen në Superiore, AF Elbasani fitoi në transfertë ndaj Korabit me shifrat 2-3, ndërsa Bylis ia doli ndaj Lushnjes të merrte një sukses 1-2. Duke llogaritur që kanë mbetur edhe 5 javë deri në fundin e kampionatit, diferenca që kanë krijuar ndaj ndjekësve është aq e madhe sa që në fundjavën e ardhshme, të dy ekipet mund ta cilësojnë veten matematikisht pjesë të Superiores, ndoshta edhe duke mos fituar ndeshjet përkatëse, pasi Elbasanit i mjafton edhe 1 pikë për këtë objektiv, ndërsa Bylisit 2.
LLOGARITË E KALIMIT NË SUPERIORE
Në fakt gjithçka mund të zyrtarizohet të shtunën, kur do të zhvillohen edhe ndeshjet e javës së 29-të të Kategorisë së Parë. Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundit i kampionatit, Elbasanit i duhet vetëm 1 pikë për të festuar ngjitjen në Superiore, pasi aktualisht janë 15 pikë mbi Flamurtarin e vendit të 3-të.
Ndërkohë nga krahu tjetër Bylisit i duhen 3 pikë për të festuar gjithashtu rikthimin në Superiore pas një viti. Ndërkohë në 4 javët e mbetura më pas Elbasani dhe Bylisi do të duhet të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për titullin kampion të Kategorisë së Parë.
FLAMURTARI-TOMORI 3-1
APOLONIA-VORA 2-1
KORABI-ELBASANI 2-3
LUSHNJA-BYLIS 1-2
KASTRIOTI-LUZI 2008 1-0
BURRELI-BESA 0-1
LEXO MË SHUMË:KATEGORIA E PARË/ Transferta delikate për Elbasanin dhe Bylisin, java e 28-të me përballje emocionuese