Thomas Brdaric foli fjalët e para si nr.1 i kuqebluve. Largimi i papritur i Qatip Osmanit, u pasua nga emërimi i një njohje të vjetër për ambientin shkodran, që në këtë fazë të fundit të sezonit dhe me ”Final Four” vetëm disa javë larg, synimi për rikthimin tek titulli kampion pas më shumë se dy dekadash është madhor.
FJALËT E BRDARIC-Jam i kënaqur që jam këtu, që punoj përsëri për këtë klub. Në këtë situatë dua të falënderoj Qatip Osmanin, ai ka bërë një punë shumë të mirë këtu dhe kam vlerësuar që ka çuar Vllazninë në këto pozita. Kështu është jeta. Ao që ndodh tani, ndodh shumë shpejt. Ky ishte vendim zemre që të vija këtu sepse kemi prodhuar momente të bukura në të kaluarën. Në javët e ardhshme është e rëndësishme që të prodhojmë jo vetëm momente të bukura e rezultate, por edhe të shkojmë në “Final Four” për titullin.
SKUADRA-Për mua, skuadra ka cilësi. Në fund të ditës të duhet edhe fat për të fituar ndeshjet, por është shumë e thjeshtë të thuash që skuadra do besim. Duhet të jemi të mirë fizikisht dhe kjo është ku do punojmë në javët e ardhshme.
EGNATIA- Egnatia ka bërë këtë vit një punë shumë të mirë. Ne padyshim duhet të shohim çfarë duhet të përmirësojmë që t’i mundim. Jemi afër, por duhet të punojmë shumë që të shkojmë në atë pozicion. Në një anë jam këtu që t’i jap skuadrës identitet, për këtë nuk ka kohë. Duhet të punojmë shumë dhe fitojmë ndeshjen e ardhshme e sigurojmë pozicionin në “Final Four”. E kam parë ndeshjen e fundit me Egnatian, ishte e afërt, çdo gjë. Duam të marrim revansh.
PAGA TE VLLAZNIA- Shumë më e lartë, mund të pi dy kafe në lokal.
BAYER LEVERKUSEN– Kisha kohë të shihja stërvitjet e tyre. Është mahnitëse si punon Xabi Alonso. Ka bërë një punë shumë të mirë. Edhe fjalimi brenda tani ishte pak edhe i asaj që duhet të investojmë shumë në stërvitje dhe duhet të luash si stërvitesh. Leverkuseni është një shembull për këtë arsye”, tha Thomas Brdaric.