Juventus bindet nga cilësitë e Mario Mitaj-t, Lokomotiva e Moskës i vendos çmimin e transferimit

by KLIKOJE.AL

Juventus, kërkon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Mario Mitaj, që aktivizohet në Rusi me Lokomotivën e Moskës. Drejtuesit e klubit bardhezi ndoqën nga afër dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Kilit dhe Suedisë.

“TuttoSport”, shkruan se Juventus do e shoh në Europian dhe Mitaj do të jetë në vitrinën e rëndësishme pasi Shqipëria do të luajë kundër ekipeve si Italia, Spanja dhe Kroacia, për këtë është i qartë edhe drejtori sportiv  Giuntoli i cili nuk dëshiron të humbas kohë dhe ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Lokomotivës së Moskës.

VLERËSIMI I KLUBIT RUS

Gjithnjë sipas “TuttoSport”, klubi rus e vlerëson me 8-10 milionë euro kartonin e Mitaj, një shifër e përballueshme për “Zonjën e Vjetër” pasi anësori kuqezi konsiderohet si një lojtar me shumë potencial. 

LEXO MË SHUMË:Mitaj, vëzhguesit e Juventusit e ndoqën në ndeshjen Shqipëri-Kili: ZBULOHET VENDIMI I MARRË

Mario Mitaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në radhët e Kombëtares shqiptare, pavarësisht humbjes 0-3 përballë Kilit në miqësoren e zhvilluar në Parma. Sipas mediave italiane, të deleguarit e Juventusit kanë ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Kili, duke parë kështu edhe paraqitjen e Mario Mitajt. 20-vjeçari i ka bërë përshtypje drejtuesve bardhezinj me performancën e tij në fushë, duke tërhequr vëmendjen e skautëve. Mitaj mund të jetë një objektiv për Juventusin duke pasur parasysh talentin e tij të madh dhe dëshirën e klubit për t’u fokusuar mbi të gjitha te të rinjtë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.