Jasir Asani ishte heroi i Guangju sot në Champions-in e Azisë. Dy golat e tij me të majtën i dhanë kualifikimin e “çmendur” skuadrës koreane, kundër Visel Kobe.
Ish-klubi i Iniestës pa Asanin të shënonte një supergol në minutën e 118-të. Pikërisht ajo rrjetë solli kualifikimin, me rezultatin e përgjithshëm 3 me 2.
Asani foli pas ndeshjes ku ishte lojtari më i spikatur. Në minutën e 118-të të takimit, Asani gjeti rrugën e rrjetës, teksa çon rezultatin 3-0. Një gol që ka vlerë kualifikimi në fazën e 1/4-ave të këtij turne, pasi Gënagju do të kualifikohej me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Kujtojmë se golin e parë personal dhe të dytin për skuadrën koreane, Asani e shënoi në minutën e 85-të. Për lojtarin e Kombëtares ky është goli i 12-të në 11 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe 1 asist.
Mrekullia nga këmbët e Asanit erdhi pikërisht në minutën e 118-të. Nga jashtë zone, lojtari i Kombëtares e dërgoi topin aty ku nuk mund të pritej. Kjo dopietë e dërgon atë në kuotën e 9 golave duke e vendosur në krye të golashënuesve.
DEKLARATA E JASIR ASANIT
“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje.
Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, u shpreh Jasir Asani ndër të tjera.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fje… […]
Comments are closed