Që nga 1 dhjetori, dhjetë më të pasurit në botë kanë së bashku një vlerë prej afro 115 miliardë dollarësh më shumë se një muaj më parë. Një e katërta e këtij fitimi është për shkak të rritjes së pasurisë së Elon Musk gjatë nëntorit.
10 njerëzit më të pasur në botë janë më të pasur se një muaj më parë. Pasuria e tyre u rrit me afro 115 miliardë dollarë – një rritje prej 9%, për shkak të rritjes së aksioneve që variojnë nga Tesla në Alphabet.
Fituesi më i madh në muajin e kaluar (në terma dollarë) ishte Elon Musk , personi më i pasur në botë; një rritje gati 17% e çmimit të aksioneve të Tesla-s gjatë nëntorit e shtyu pasurinë e Musk-ut me 28 miliardë dollarë në 245 miliardë dollarë. Drejtori ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, Musk zotëron gjithashtu aksione në firmën private të raketave SpaceX dhe kompaninë e mediave sociale “X”, e njohur më parë si “Tëitter”.
Këtu janë 10 njerëzit më të pasur në botë që nga 1 dhjetori 2023 në orën 12 të mëngjesit me kohën Lindore, sipas “Forbes”.
1. Elon Musk
Pasuria neto: 245.3 miliardë dollarë
Burimi: Tesla, SpaceX, “X” (“Tëitter”)
Mosha: 52
Vendbanimi: Austin, Teksas
Shtetësia: SHBA
2. Bernard Arnault
Pasuria neto: 191.3 miliardë dollarë
Burimi: LVMH/ mallra luksi
Mosha: 74
Vendbanimi: Paris
Shtetësia: Francë
3. Jeff Bezos
Pasuria neto: 168.4 miliardë dollarë
Burimi: Amazon
Mosha: 59
Vendbanimi: Medina, Uashington
Shtetësia: SHBA
4. Larry Ellison
Pasuria neto: 146.5 miliardë dollarë
Burimi: Oracle
Mosha: 79
Vendbanimi: Woodside, California
Shtetësia: SHBA
5. Warren Buffett
Pasuria neto: 119.3 miliardë dollarë
Burimi: Berkshire Hathaway
Mosha: 93
Vendbanimi: Omaha, Nebraska
Shtetësia: SHBA
6. Bill Gates
Pasuria neto: 117.6 miliardë dollarë
Burimi: Microsoft, investime
Mosha: 68
Vendbanimi: Medina, Uashington
Shtetësia: SHBA
7. Mark Zuckerberg
Pasuria neto: 115.9 miliardë dollarë
Burimi: “Facebook”/“Meta”
Mosha: 39
Vendbanimi: Palo Alto, Kaliforni
Shtetësia: SHBA
8. Steve Ballmer
Pasuria neto: 112.8 miliardë dollarë
Burimi: Microsoft, investime
Mosha: 67
Vendbanimi: Hunts Point, Uashington
Shtetësia: SHBA
9. Larry Page
Pasuria neto: 111.7 miliardë dollarë
Burimi: Google
Mosha: 50
Vendbanimi: Palo Alto, Kaliforni
Shtetësia: SHBA
10. Sergej Brin
Pasuria neto: 107.3 miliardë dollarë
Burimi: Google
Mosha: 50
Vendbanimi: Los Altos, Kaliforni
Shtetësia: SHBA